Përshkallëzohet situata, operacione tokësore izraelite në territorin libanez

Përshkallëzohet situata, operacione tokësore izraelite në territorin libanez

Ushtria izraelite ka nisur operacione tokësore në Liban përtej “Vijës së Verdhë” të armëpushimit. Sipas mediave izraelite, ushtria ka zgjeruar operacionet e saj tokësore në jug të Libanit, duke kaluar përtej “Vijës së Verdhë”, një vijë demarkacioni e vendosur nga Izraeli pranë kufirit. Megjithatë, raportet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi shkallën e avancimit të trupave. Ndërkohë, tensionet dhe përleshjet ndërkufitare mes Izraelit dhe grupit Hezbollah janë përshkallëzuar, pavarësisht armëpushimit të shpallur disa javë më parë.