Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme përshkallëzimi, duke u shtrirë përtej rajonit dhe duke prekur për herë të parë drejtpërdrejt territor evropian. Zhvillimet e fundit tregojnë një përfshirje gjithnjë e më të gjerë të aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, ndërsa situata paraqitet e paqëndrueshme dhe me pasoja të rënda për sigurinë dhe ekonominë globale. Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu synojnë goditjen përfundimtare të regjimit në Teheran dhe aleatëve të tij, përfshirë milicitë e ashtuquajtura “Boshti i Rezistencës”. Ndërkohë, fronti me lëvizjen shiite libaneze Hezbollah është rihapur me intensitet të lartë. Bombardime në Liban dhe kërcënime për pushtim Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj Bejrutit, luginës Bekaa dhe jugut të Libanit, duke goditur dhjetëra...