Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka hedhur poshtë një raportim të Washington Post, sipas të cilit Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte përballur me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, për mungesat në rezervat e raketave amerikane gjatë një takimi në Camp David. Sipas artikullit, Trump kishte kërkuar shpjegime se përse ishte keqinformuar lidhur me mungesat e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe interceptorëve të mbrojtjes ajrore. Raportimi pretendonte gjithashtu se rezervat e pakësuara kishin ndikuar në vendimin e presidentit për të mos ndërmarrë sulme të tjera në shkallë të gjerë ndaj Iranit. Leavitt, e cila tha se ishte e pranishme në takimin mes Trump dhe Hegseth, i cilësoi këto pretendime si të pavërteta. “Kjo fjalë për fjalë nuk ndodhi kurrë,...