Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Me kalimin e orëve, po del në pah një pasqyrë më e detajuar e darkës të martën mbrëma në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku u zhvillua një përplasje mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë më e ashpër sesa dukej në fillim. Dalja nga salla e Christine Lagarde, kryetare e Bankës Qendrore Europiane, është vetëm një nga episodet. Ngjarja fillon me sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, i cili nis të shprehë kritikat tashmë të njohura të Shtëpisë së Bardhë ndaj Bashkimit Europian. Lutnick foli për Green Deal, që sipas tij është i panevojshëm dhe dështues, për vonesat e vendeve europiane në fushën e inteligjencës artificiale dhe për rritjen e ngadaltë ekonomike. Por toni i tij është veçanërisht përbuzës, pa stilin e qetë të...