Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nën rrënoja, shkon në 42 numri i viktimave

Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nën rrënoja, shkon në 42 numri i viktimave

Një tjetër person u gjet i pajetë këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. “Një tjetër viktimë u gjet këtë pasdite në një nga vagonët e trenit Alvia, që i përket kompanisë Renfe”, njoftuan autoritetet lokale në një deklaratë zyrtare. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e...