Përplasja SHBA-Iran në Hormuz çon çmimin e naftës në 106 dollarë për fuçi

Përplasja SHBA-Iran në Hormuz çon çmimin e naftës në 106 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar mbi 106 dollarë për fuçi, pas përshkallëzimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Ngushticën e Hormuzit. Ngushtica, që është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, ka qenë tashmë në një bllokim të pjesshëm pas një serie përplasjesh dhe kapjesh të anijeve tregtare nga të dyja palët. Çmimi i naftës Brent, që është një referencë ndërkombëtare, u rrit me gati 5% që nga e mërkura, kur kaloi për herë të parë në dy javët e fundit mbi 100 dollarë për fuçi. Si pasojë, çmimi i naftës ka shkuar në 106.80 dollarë për fuçi mëngjesin e së premtes. Kjo rritje e çmimeve të naftës ka...