Përplasja me Europën për Iranin,Trump: Do të reduktojmë trupat amerikanë në Gjermani

Përplasja me Europën për Iranin,Trump: Do të reduktojmë trupat amerikanë në Gjermani

Nga lufta e fjalëve me liderët europianë lidhur me Iranin, presidenti amerikan Donald trump kalon në veprim. Kreu i shtëpisë së bardhë tha se administrata e tij po mendon të reduktojë numrin e trupave amerikane në Gjermani. “Shtetet e Bashkuara po studiojnë dhe po shqyrtojnë reduktimin e mundshëm të trupave në Gjermani, me një vendim që do të merret gjatë një periudhe të shkurtër kohore në vijim.” Një zyrtar i lartë i administratës, tha për agjencinë e lajmeve Reuters më herët gjatë këtij muaji se Trump ka diskutuar mundësinë e largimit të disa ushtarëve amerikanë nga Europa, dhe duket se njoftimi i fundit reflekton një qëllim të tillë. SHBA ka 68 mijë trupa aktive në bazat përtej detit në europë, sipas të dhënave të bëra...