Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dy të dërguarit e lartë të presidentit amerikan Donald Trump, kanë rënë dakord të vizitojnë për herë të parë Kievin. Vizita vjen pas takimit njëorësh mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë. Misioni i tyre shënon një ndryshim në qasjen diplomatike të Uashingtonit, pasi për muaj me radhë Witkoff dhe Kushner zhvilluan disa takime me Moskën, pa vizituar Ukrainën, vendin që po përballet me pushtimin rus. Të dy kanë pasur një rol qendror në përpjekjet e Trump për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Deri tani, kontaktet e tyre kanë përfshirë takime të përsëritura me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa qëndrimet e Ukrainës janë paraqitur kryesisht në takime jashtë territorit ukrainas. Vizita në Kiev pritet...