Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë
Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se 75 për qind e publikut kundërshton përpjekjet e SHBA-së për të marrë nën kontroll Groenlandën. Në sondazhin e realizuar nga kompania e pavarur kërkimore SSRS për CNN, me pjesëmarrjen e 1.209 personave, të anketuarit janë pyetur nëse do ta mbështesnin apo jo përpjekjen e SHBA-së për të marrë kontrollin e Groenlandës. Sondazhi tregon se 75 për qind e pjesëmarrësve janë kundër kësaj ideje, ndërsa 25 për qind e mbështesin. Sipas rezultateve, përqindja e atyre që nuk e mbështesin këtë veprim është 94 për qind te Demokratët, ndërsa 50 për qind te Republikanët. Të pyetur për ndërmarrjen e një aksioni ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, 52 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk e mbështesin një...
Burimi:
javanews.al