Përmbytje në Kolumbi, humbin jetën 22 persona
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën brenda dymbëdhjetë ditësh si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur Kolumbinë, ku mijëra banesa ndodhen nën ujë për shkak të reshjeve të dendura dhe të pazakonta për këtë periudhë të vitit. Vetëm në departamentet e Kordobës dhe Sukres, autoritetet kanë konfirmuar 14 viktima dhe të paktën 9.000 familje të prekura nga përmbytjet. Në këtë rajon kryesisht blegtoral, banorët po përpiqen të shpëtojnë pasuritë e fundit me ndihmën e skafeve, mjeteve lundruese të improvizuara dhe kamionëve, në zonat më të goditura, ku niveli i ujit arrin deri në mes të trupit të njerëzve, sipas dëshmive të mbledhura nga një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP). “Humbëm gjithçka: sendet tona, pajisjet shtëpiake. Jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e...
Burimi:
vizionplus.tv