Përleshje të dhunshme para Parlamentit në Argjentinë, 37 të arrestuar

Përleshje të dhunshme para Parlamentit në Argjentinë, 37 të arrestuar

Të paktën 37 persona janë arrestuar gjatë përplasjeve të dhunshme që shpërthyen para Parlamentit argjentinas, ndërsa Senati po diskuton reformën e punës të promovuar nga qeveria. Sipas mediave vendase, të paktën katër efektivë të forcave të sigurisë kanë mbetur të plagosur gjatë incidenteve. Në protestën e thirrur nga sindikatat dhe organizata sociale morën pjesë mijëra qytetarë. Një pjesë e protestuesve hodhën gurë, fishekzjarre dhe koktej molotovi drejt kordonit të sigurisë, duke detyruar policinë të ndërhyjë me autobote uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet më të dhunshme. Qeveria i dënoi incidentet, duke i cilësuar si “dhunë e organizuar”, ndërsa presidenti Javier Milei theksoi se reforma do të ecë përpara pavarësisht protestave. Ekzekutivi e mbron nismën si një mjet për të “modernizuar” tregun e punës,...