Përleshje midis forcave të Haftarit dhe “grupeve të armatosura” në kufirin mes Libisë dhe Nigerisë, 3 të vdekur

Përleshje midis forcave të Haftarit dhe “grupeve të armatosura” në kufirin mes Libisë dhe Nigerisë, 3 të vdekur

Tre ushtarë libianë, anëtarë të forcave të Marshallit të Fushës Khalifa Haftar, u vranë sot dhe disa të tjerë u kapën, në përleshjet me grupe të armatosura në Libinë jugore, pranë kufirit me Nigerin. Forcat e armatosura të Khalifa Haftar (LNA) të cilat kontrollojnë pjesën më të madhe të Libisë jugore, denoncuan një “sulm të paturpshëm nga mercenarë të paligjshëm dhe bandat terroriste”. Sipas deklaratës, tre sulme u kryen njëkohësisht në pikat kufitare, në Wadi al-Tum (Tumo), në kufirin me Nigerin, në Wadi Abugrara dhe në një tjetër, pranë kalimit kufitar të Salvadorit, një zonë me rëndësi strategjike në treshin Libi-Niger-Algjeri. Sulme të tilla ndodhin rregullisht në kufi dhe zakonisht zmbrapsen nga forcat e Haftarit. Shumë luftëtarë të tjerë “u plagosën dhe disa u kapën”,...