Përleshja e dhunshme në Torino – 30 të plagosur, ja gjëndja shëndetësore e policit që u godit me çekiç
Përplasje të rënda dhe akte dhune u regjistruan në Torino gjatë manifestimit në mbështetje të qendrës sociale Askatasuna, ku u mblodhën grupe antagoniste nga e gjithë Italia. Sipas një përditësimi rreth orës 22:00 nga shërbimi i urgjencës 118, numri i të plagosurve gjatë përplasjeve që ndodhën në përfundim të marshimit kombëtar për Askatasuna në Torino ka shkuar në mbi 30 persona. Asnjë prej tyre nuk raportohet në gjendje të rëndë. Ndërkohë polici i plagosur nuk ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në urgjencën kirurgjikale të një spitali në Torino. Ai ka një plagë nga goditja me çekiç në kofshën e majtë, e cila është qepur.
Burimi:
syri.net