Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, pasi një person hapi zjarr brenda një piste hokeji në akull në Rhode Island, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje për të rinj. Autori i dyshuar u vra gjithashtu në vendngjarje, duke e çuar numrin e viktimave në tre. Tre të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen në gjendje kritike, raportojnë mediat e huaja. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë qenë e synuar dhe mund të jetë e lidhur me një mosmarrëveshje familjare. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente paniku, me lojtarë dhe spektatorë që përpiqen të gjejnë strehim, ndërsa dëgjohen të shtëna të njëpasnjëshme brenda...