Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë
Rebelët Huthi të Jemenit kanë lëshuar të shtunën raketat e parë kundër Izraelit, prej nisjes së luftës në Iran, ndërsa analistët paralajmërojnë se kërcënimi më i madh nuk lidhet me raketat që synojnë territorin izraelit, por me dëmin që mund t’ua shkaktojë grupi tregjeve globale të energjisë. Përfshirja e Huthëve – të shpallur terroristë nga Shtetet e Bashkuara – rrezikon zgjatjen e luftës në të cilën tashmë janë përfshirë forcat amerikane, shtetet e Gjirit Arab dhe Izraeli, nëpër fronte të ndryshme. Hyrja e tyre në konflikt, duke i dhënë fund përmbajtjes njëmujore prej kur ka nisur lufta, i ka rritur shqetësimet për bllokim në dy prej rrugëve kryesore detare të transportit. Irani veçse e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Huthët kanë sinjalizuar se mund të...
Burimi:
vizionplus.tv