“Përdorimi i trupave tokësorë në Iran do të ishte humbje kohë”, Trump: Ata kanë humbur gjithçka që kishin

“Përdorimi i trupave tokësorë në Iran do të ishte humbje kohë”, Trump: Ata kanë humbur gjithçka që kishin

Vendosja e trupave tokësore amerikane në Iran nuk do të ishte gjë tjetër veçse një “humbje kohe”, tha mbrëmë në një intervistë telefonike me NBC News presidenti amerikan, Donald Trump duke e konsideruar të panevojshme masën. “Kjo është një humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Ata kanë humbur marinën e tyre. Ata kanë humbur gjithçka që mund të humbnin”, tha ai. Kur iu kërkua të komentonte deklaratën e Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi se çdo operacion tokësor i SHBA-së në tokën iraniane do të ishte një “katastrofë” për Uashingtonin, Trump kundërshtoi duke thënë se ishte një “koment i padobishëm”. Më parë, Araghchi tha gjithashtu në NBC News se Teherani është i përgatitur “për çdo eventualitet, madje edhe një zbarkim trupash”. “Ne po i presim...