Përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, arrestohet sapo zbret në Gjermani emigranti 26-vjeçar

Përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, arrestohet sapo zbret në Gjermani emigranti 26-vjeçar

Një emigrant somalez, i kërkuar nga autoritetet britanike për përdhunime të përsëritura ndaj motrës së tij a13-vjeçare, është arrestuar sapo ka zbritur nga avioni në Gjermani. I dyshuari, 26 vjeç, shtetas holandez i lindur në Somali, u ndalua nga policia federale gjermane në aeroportin e Frankfurtit, vetëm pak çaste pas mbërritjes nga një fluturim i gjatë nga Addis Ababa, Etiopi. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar që prej dhjetorit 2023, shkruan The Sun. Në një deklaratë zyrtare, policia federale gjermane bëri të ditur: “Bazuar në një njoftim kërkimi, oficerët e Policisë Federale arrestuan një shtetas holandez 26-vjeçar në aeroportin Frankfurt am Main.” Sipas autoriteteve, ai akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur motrën e tij 13-vjeçare gjatë vitit 2020, ndërsa jetonte...