“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

Zyrtarët iranianë kanë kundërshtuar deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili sugjeroi se kishte një ndarje mes liderëve të Iranit. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dhe Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf hodhën poshtë pretendimet e Trumpit dhe theksuan se Irani është një komb i bashkuar. Ata argumentuan se mes politikës iraniane nuk ka ndarje mes “radikalëve” dhe “të moderuarve”, por se të gjithë janë “iranianë” dhe “revolucionarë” të bashkuar nën udhëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Revolucionit, Ali Khamenei. Përveç kësaj, Mohammad Reza Aref, ish-zv/president i Iranit, e përforcoi mesazhin me një deklaratë në anglisht, duke thënë se Irani është një “fortesë e bashkuar” dhe se diversiteti politik është pjesë e demokracisë së vendit. Ai theksoi se...