‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

Një investigim i publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera hedh dritë mbi një rrjet pronash luksoze të lidhura me familjen e udhëheqjes iraniane në Londër, të cilat sipas dyshimeve mund të jenë përdorur edhe për qëllime spiunazhi. Artikulli fokusohet te pasuritë e Mojtaba Khamenei-t, djali i udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei, dhe mënyra se si ato janë blerë përmes rrjeteve të ndërmjetësve dhe kompanive offshore. Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei kontrollon një portofol pronash në kryeqytetin britanik me vlerë rreth 250 milionë euro. Mes tyre përfshihen 11 vila luksoze në lagjen Hampstead, një zonë shumë ekskluzive e Londrës e njohur si “Rruga e Miliarderëve”, si dhe dy apartamente luksoze pranë rezidencës mbretërore Kensington Palace, ku jetojnë Princi William dhe Kate Middleton. Por ajo që ka ngritur më shumë shqetësime...