Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Houthit godasin Izraelin me raketa nga Jemeni
Një sulm me raketë nga Jemeni drejt territorit izraelit ka rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar mundësinë e hapjes së një fronti të ri në konfliktin rajonal. Sipas ushtrisë izraelite, raketa u lëshua nga zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe u drejtua drejt jugut të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në qytetin e Beershevës dhe zonat përreth. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale. Vetë Houthit konfirmuan sulmin disa orë më vonë, duke e cilësuar si kundërpërgjigje ndaj goditjeve izraelite në objektiva iraniane dhe në rajone të tjera si Libani, Iraku dhe Bregu Perëndimor. Ata paralajmëruan se operacionet do të vazhdojnë deri në...
Burimi:
top-channel.tv