Pentagoni ndërpret bashkëpunimin akademik me Harvard, akuzon universitetin për “aktivizëm anti-amerikan”

Pentagoni ndërpret bashkëpunimin akademik me Harvard, akuzon universitetin për “aktivizëm anti-amerikan”

Pentagoni ka vendosur t’i japë fund lidhjeve akademike me Universitetin e Harvardit, duke e akuzuar institucionin më të vjetër universitar në SHBA si një qendër të “aktivizmit anti-amerikan”. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi në një video të publikuar në platformën X se Departamenti i Mbrojtjes do të ndërpresë programet e trajnimit ushtarak pasuniversitar, bursat dhe certifikimet që zhvilloheshin në bashkëpunim me Harvardin. Sipas Hegseth, universiteti nuk përputhet më me prioritetet e Pentagonit për “forcë ushtarake” dhe “parandalim”, duke e quajtur Harvardin një “vatër të radikalizmit globalist”. Ai tha se oficerët amerikanë që janë dërguar atje për studime janë kthyer “të mbushur me ideologji radikale”. Vendimi vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme mes administratës Trump dhe Harvardit. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar edhe...