“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, vetëm pak orë përpara një takimi me rëndësi të lartë që pritet të mbajë në Florida me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin të Rusisë, përpara takimit tim, në orën 13:00 sot, me presidentin Zelensky të Ukrainës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Sipas Trump, takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në resortin Mar-a-Lago, në prani të mediave. Biseda telefonike me Putinin vjen në një moment kritik, teksa Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë mbi Kievin, duke i dhënë një sfond urgjent dhe të tensionuar takimit mes Trump...