Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, rritet me 7 cent çmimi i naftës në Greqi

Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, rritet me 7 cent çmimi i naftës në Greqi

Çmimet e karburanteve në Greqi po shënojnë rritje të reja, nga tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe luhatjet e çmimit të naftës, në një periudhë kur situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po krijon presione të ndjeshme. Në tregun me shumicë, çmimi i benzinës pa plumb është rritur brenda një jave me 2 cent dhe si rrjedhim  në tregun me pakicë çmimi mesatar i benzinës në të gjithë Greqinë ka arritur rreth 1.77 euro për litër, ndërsa nafta e makinave është rritur në rreth 1.59 euro për litër. Në zonat malore dhe ishujt çmimet janë nga 5-15 cent më të larta. Ekspertët tregojnë si shkak zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës Brent është rritur nga rreth 73 dollarë për fuçi në fund...