Pas tërmetit katastrofik, Shakira rikthehet në Kolumbi dhe do rindërtojë 10 shkolla!
Vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi Kolumbinë dhe la pas qindra viktima e mijëra të plagosur, Shakira ka vendosur të angazhohet drejtpërdrejt në ndihmën për zonat e prekura. Këngëtarja me origjinë kolumbiane udhëtoi drejt provincës Chocó, ku vizitoi shkolla të dëmtuara, takoi nxënës dhe mësues dhe premtoi të kontribuojë në rindërtimin e të paktën 10 institucioneve arsimore, si edhe në restaurimin e një universiteti teknologjik. “Nuk ka një mënyrë për të lehtësuar menjëherë dhimbjen e kaq shumë njerëzve, por ekziston angazhimi për të qëndruar pranë banorëve të Chocó-s”, u shpreh Shakira. Për këtë nismë, artistja po bashkëpunon me filantropin Howard Buffett, ndërsa projektit i janë bashkuar edhe organizata të tjera. FIFA Global Citizen dhe Live Nation kanë dhuruar nga 500 mijë dollarë, ndërsa...
Burimi:
javanews.al