Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Pas të shtënave në universitetin Brown, Trump pezullon lotarinë amerikane
Presidenti Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së gjelbër në SHBA pas të shtënave në Universitetin Brown të dielën e javës së kaluar, ku humbën jetën dy persona. I dyshuari, një portugez i cili u gjet i vdekur, hyri në vend përmes programit të vizave të emigrantit të lotarisë së diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe përfitoi kartën e gjelbër. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se ka pezulluar skemën e vizave nën drejtimin e Trump për të “siguruar që asnjë amerikan të mos dëmtohet nga ky program katastrofik”. Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se i dyshuari, 48-vjeçari Claudio Neves Valente, vrau gjithashtu profesorin portugez të Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit, Nuno Loureiro, më parë këtë javë. Programi ofron deri në...