Pas nisjes së bisedimeve me SHBA, Presidenti i Iranit: Teherani është gati për inspektime të programit të tij bërthamor

Pas nisjes së bisedimeve me SHBA, Presidenti i Iranit: Teherani është gati për inspektime të programit të tij bërthamor

Irani është gati për “çdo verifikim” të programit të tij bërthamor, por “nuk do t’i nënshtrohet kërkesave të tepërta”, tha sot presidenti i vendit, ndërsa rifilluan bisedimet me SHBA. “Ne nuk kërkojmë të pajisim me armë bërthamore. E kemi deklaruar këtë vazhdimisht dhe jemi gati për çdo verifikim”, tha Masoud Pezheskian me rastin e 47-vjetorit të Revolucionit Islamik, i cili festohet këtë vit mes tensioneve me SHBA-në. Irani dëshiron që bisedimet me SHBA-në, të cilat filluan javën e kaluar në Oman, të kufizohen vetëm në çështjen e programit të tij bërthamor, duke mbrojtur të drejtën e tij për të pasuruar uranium, kryesisht për energji. SHBA-të, nga ana e tyre, dëshirojnë që, përveç çështjes së programit bërthamor iranian, bisedimet të përfshijnë kufizimin e aftësive balistike të...