Pas më shumë se një viti mbyllje, Trump njofton rihapjen e hapësirës ajrore mbi Venezuelë
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se hapësira ajrore mbi Venezuelë do të rihapet, pas më shumë se një viti mbylljeje. Ai kishte vendosur ndalim-fluturimin në nëntor 2025, rreth një muaj para operacionit ushtarak që çoi në kapjen e Nicolas Maduros. “Ne e kemi informuar presidentin e përkohshëm të Venezuelës se do të rihapim hapësirën ajrore mbi vend”, tha Trump gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Hapësira ajrore e Venezuelës ishte mbyllur që në nëntor 2025, por që nga 4 janari 2026 është rihapur pjesërisht për avionët që fluturojnë mbi Venezuelë drejt aeroporteve në vendet fqinje. Që nga viti 2019, nuk ka pasur fluturime direkte midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv