Pas Kanadasë sulm edhe në një shkollë në Rusi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Pas Kanadasë sulm edhe në një shkollë në Rusi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Një person humbi jetën dhe të paktën tre të tjerë u plagosën në disa të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Anapa të Rusisë. Autori besohet të jetë një student 17-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet lokale menjëherë pas të shtënave. Sipas informacioneve nga mediat ruse, i mituri hyri në institucionin arsimor duke mbajtur një pushkë që ia kishte vjedhur një të afërmi. Roja e shkollës që e pa i pari dhe thirri policinë u përpoq ta ndalonte, por 17-vjeçari e qëlloi për vdekje. Të paktën tre persona të tjerë u plagosën në incidentin e përgjakshëm, ndërsa autori u arrestua nga oficerët e Rosgvardiya. Në llogarinë e tij personale në Telegram, i riu shkroi: “Nuk do të ketë të pafajshëm këtë ditë”....