Pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse, armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias hyn në fuqi, çfarë do të ndodhë

Pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse, armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias hyn në fuqi, çfarë do të ndodhë

Një armëpushim midis Tajlandës dhe Kamboxhias ka hyrë në fuqi të shtunën në mesditë sipas orës lokale, duke i dhënë fund gati tre javëve përleshjesh të përgjakshme përgjatë kufirit mes dy vendeve, të cilat detyruan rreth një milion civilë të largohen nga shtëpitë e tyre. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të posaçëm në një pikë kontrolli kufitar në provincën Chanthaburi të Tajlandës, mes ministres së Mbrojtjes së Kamboxhias, Tea Seiha, dhe ministrit tajlandez të Mbrojtjes, Natthaphon Narkphanit. Në deklaratën e përbashkët, palët ranë dakord të ngrijnë vijat e frontit aty ku ndodhen aktualisht, të ndalojnë çdo përforcim ushtarak dhe të lejojnë kthimin e civilëve në zonat kufitare sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas marrëveshjes, pas 72 orësh nga hyrja në fuqi e...