Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se administrata amerikane ka intensifikuar presionin ndaj Kubës, duke përfshirë shtrëngimin e sanksioneve dhe kufizimet në furnizimet me energji. Sipas Trump, faktori kyç është kriza ekonomike, e përkeqësuar nga ndalimi i furnizimeve me naftë nga Venezuela, që ka shkaktuar probleme serioze me karburantin dhe energjinë në vend. “Regjimi armiqësor në Kubë nuk do të zgjasë shumë. Ne i ndaluam tërë naftën dhe paratë, apo, me fjalë të tjera, i ndaluam të gjitha furnizimet që vinin nga Venezuela, e cila ishte burimi i vetëm për ta. Dhe tani duan të negociojnë,” u shpreh Trump. Ai konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja është në kontakt me lidershipin atje teksa paqëndrueshmëria në ishull po shtohet pas kapjes së liderit venezuelas, Nicolas Maduro. Më pas,...