Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit
Një demonstratë e madhe nga fermerët është planifikuar sot në qendër të Brukselit, kundër politikës bujqësore të ndjekur nga Bashkimi Europian. Organizata europiane e fermerëve Copa-Cogeca, e cila po organizon eventin, pret 10,000 pjesëmarrës, ndërsa kryeqyteti belg është fortifikuar… Tashmë në Bruksel, sipas përditësimit të policisë, 150 traktorë mbërritën herët të enjten në mëngjes, ndërsa dy tunele që të çojnë në qendër të qytetit janë mbyllur. ¡Del barco de Chanquete, no nos moverán!#AgriculteursEnColère pic.twitter.com/SwYSs4PVlz — ASAJA in Brussels 🇪🇸🚜🇪🇺 (@BruselasAsaja) December 17, 2025 Sipas organizatorëve, fermerët po protestojnë, kundër reformave të PPB-së dhe buxhetit të BE-së dhe “marrëveshjeve tregtare të papranueshme” si ajo me bllokun tregtar të Amerikës së Jugut Mercosur. Demonstrata zhvillohet pak para se Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, të...