Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)
Një 21-vjeçar është shpëtuar nga gërmadhat e shkaktuara nga tërmet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të Shkallës Rihter, që goditën Venezuelën disa ditë më parë. Sipas mediave të huaja, Presidenti i El Salvadorit ka thënë se kanë qenë ekipet e shpëtimit nga vendi i tij, që kanë shpëtuar 21-vjeçarin, i cili ishte bllokuar nën një ndërtesë. Fatmirësisht 21-vjeçari Aaron Levi Cantillo Vargas është gjallë dhe po merr kujdes të specializuar mjekësor. Ekipet nga El Salvadori punuan me ekipet e shpëtimit meksikane dhe venezueliane për të liruar Vargasin, me Nayib Bukele që e quajti operacionin “një mrekulli”. Después de intensas horas de trabajo conjunto, Aaron Levi Cantillo Vargas, de 21 años, ha sido rescatado con vida del edificio OPP 25, en el sector Tanaguarena, parroquia Caraballeda,...
Burimi:
javanews.al