Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës
6 vite pas Brexit-it, marrëdhëniet tregtare mes Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë stabilizuar, sipas ministres gjermane të Ekonomisë, Katherina Reiche. Duke folur në një konferencë ekonomike gjermano-britanike në Berlin, ajo tha se Mbretëria e Bashkuar është rikthyer ndër 10 partnerët kryesorë tregtarë të Gjermanisë. Sipas saj, në vitin 2025, volumi i tregtisë mes dy vendeve ka arritur rreth 118 miliardë euro. Gjermania ka importuar rreth 33 miliardë euro mallra nga Britania, ndërsa ka eksportuar rreth 80 miliardë euro drejt saj. Reiche theksoi se qindra kompani operojnë në të dy vendet dhe se kjo bashkëpunim ekonomik kontribuon në rritjen e mirëqenies. Katherina Reiche Ajo u shpreh se lidhjet ekonomike mes dy vendeve janë “të qëndrueshme dhe reale”, duke shtuar se ekziston potencial për thellim të...
Burimi:
javanews.al