Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës
Tajlanda po vajton për princeshën Bajrakitiyabha, e cila ka vdekur në moshën 47-vjeçare pas tre vitesh e gjysmë në koma. Ajo ishte trashëgimtarja dhe kishte treguar tashmë aftësi për të marrë përgjegjësitë e kurorës në Universitetin Cornell në SHBA dhe gjatë punës në misionin e Tajlandës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Gjithmonë pranë babait të saj, mbretit Maha Vajiralongkorn (njëri nga katër fëmijët e Sirikit, mbretëreshës legjendare të viteve ’60, e ndarë nga jeta muaj më parë në moshën 93-vjeçare), princesha Bajrakitiyabha shpesh e shoqëronte sovranin tajlandez në ngjarje zyrtare. Ishte thuajse një provë e përgjithshme e trashëgimisë, derisa një problem kardiak gjatë stërvitjes me qentë e saj e bëri të humbiste ndjenjat. Që atëherë ra në koma nga e cila nuk u zgjua...
Burimi:
opinion.al