Parlamenti serb voton kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit, Marta Kos: Hap pas në rrugën drejt BE-së
Bota E Mërkurë, 28 Janar 2026 21:17 Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së, thotë eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. ”Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt”, theksoi ajo. Parlamenti i Serbisë ka miratuar një paketë ndryshimesh ligjore për reformimin e sistemit gjyqësor, një hap i mbështetur nga qeveria nacionaliste e djathtë, por i kritikuar ashpër nga kundërshtarët si një goditje ndaj pavarësisë së drejtësisë. 138 deputetë votuan pro paketës ligjore, ndërsa 37 kundër.
Burimi:
kohajone.com