Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner
Rob Reiner ishte “i tmerruar” se i biri, Nick “mund ta lëndonte”, thuhet të kenë qenë fjalët e tij të fundit në festën e Conan O’Brien para se të gjendej i vrarë bashkë me të shoqen. Një nga yjet e ftuar në mbrëmje i përloti të pranishmit në funeralin e së hënës kur zbuloi fjalët e regjisorit të ndjerë, shkruan Daily Mail. “Jam i tmerruar nga Nick. Nuk e besoj që po e them këtë, por kam frikë nga im bir. Mendoj se djali im mund të më lëndojë”, ishin fjalët e personazhit të njohur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga burimi që ka qenë i pranishëm në funeral, i cili u mbajt në rezidencën e Albert Brooks. Shumë prej personave u prekën...