Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh
Ministri i Energjisë i Katarit ka paralajmëruar se çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare mund të shënojnë një rritje të ndjeshme në një periudhë shumë të shkurtër. Sipas tij, nëse tensionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm, çmimi i naftës mund të arrijë deri në 150 dollarë brenda dy javësh. Deklarata vjen në një moment kur tregjet energjetike po përballen me pasiguri të larta për shkak të faktorëve gjeopolitikë. Sipas ministrit, çdo ndërprerje e furnizimit apo përshkallëzim i tensioneve në rajonet kryesore prodhuese mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.
Burimi:
javanews.al