Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale ose rrezikon të mbetet i pambrojtur dhe të “eliminohet” nga konkurrenca ndërkombëtare. Në një intervistë për shtatë gazeta evropiane, Macron theksoi se që nga publikimi i raporteve të hartuara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina ka përshpejtuar ndjeshëm rritjen ekonomike, duke arritur një suficit tregtar me pjesën tjetër të botës prej rreth 1.000 miliardë eurosh, shkruan A2 CNN. “Nëse Europa mbetet thjesht një treg i hapur në të katër anët, do të shkatërrohet. Europa duhet të vendosë nëse është e aftë të bëhet një fuqi ekonomike, financiare, ushtarake dhe demokratike”, u shpreh Macron. Sipas tij, aktualisht Europa po shërben si faktor rregullues për pjesën...
Burimi:
javanews.al