Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare
“Ne duhet t’i japim vlerë të vërtetë mjedisit dhe të shkojmë përtej Produktit të Brendshëm Bruto si një masë e progresit dhe mirëqenies njerëzore. Le të mos harrojmë se kur shkatërrojmë një pyll, po krijojmë PBB. Kur peshkojmë tepër, po krijojmë PBB”. Ky ishte paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai thotë se ekonomia globale duhet të shkojë përtej mbështetjes në produktin e brendshëm bruto (PBB) si masë kryesore e suksesit. Ai kritikoi se modelet aktuale ekonomike po shpërdorojnë burimet dhe po çojnë në katastrofë mjedisore. Kjo thirrje e Sekretarit të Përgjithshëm vjen pasi OKB-ja organizoi një takim me emra të njohur të ekonomisë botërore. Guterres tha se e ardhmja e njerëzimit kërkon një rishikim urgjent të “sistemeve ekzistuese financiare”...
Burimi:
javanews.al