Panik në Detroit, makina nuk ndalet dhe përfundon në sportelet e aeroportit, lëndohen 6 persona
Skena paniku u zhvilluan të premten në mbrëmje në Aeroportin Metro të Detroitit kur një burrë përplasi makinën e tij në zonën e sporteleve të aeroportit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe shqetësime për pasagjerët dhe stafin. Sipas autoriteteve të aeroportit, incidenti ndodhi afërsisht në orën 7:30 të mëngjesit. Videoja nga vendi i ngjarjes tregon automjetin që ndalet brenda Terminalit McNamara, terminalit më të madh të aeroportit, pasi fillimisht ka thyer hyrjen dhe ka përfunduar në sportelet e Delta Air Lines. Dëshmitarët që folën për një stacion televiziv lokal raportuan se dëgjuan një zhurmë shurdhuese ndërsa makina u përplas në ndërtesë dhe goditi një sportel biletash. Sipas të njëjtave rrëfime, shoferi doli nga automjeti dhe filloi të bërtiste, megjithëse nuk ishte e qartë se çfarë...
Burimi:
top-channel.tv