PAMJET / Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

PAMJET / Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

Nicolas Maduro është nxjerrë nga qendra e paraburgimit dhe është shoqëruar nga oficerët e sigurisë drejt një automjeti, në kuadër të transferimit të tij për në gjykatë. Automjeti e ka dërguar Maduron në një helikopter, i cili më pas është ngritur në fluturim për ta transportuar drejt godinës së gjykatës. Masa të shtuara sigurie janë vërejtur gjatë gjithë operacionit. Pamje ajrore kanë treguar helikopterin duke fluturuar mbi Manhattan, ndërsa autoritetet kanë shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme mbi procedurat gjyqësore.