Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Një sulm ajror i Izraelit ndaj depozitave të naftës në Teheran gjatë natës nga e shtuna në të dielën ka shkaktuar skena dramatike në kryeqytetin iranian, ku flakët e mëdha ndriçuan qiellin dhe e kthyen natën në ditë. Sipas autoriteteve të Iran, nga sulmi kanë humbur jetën katër persona, ndërsa zjarret masive dhe tymi i dendur janë përhapur në një zonë të gjerë të qytetit. Sulmi goditi depozita nafte në zonën e Shahran-it, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe flakë që u panë nga kilometra larg. Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë skena apokaliptike, ku një masë e madhe zjarri dhe tymi ngrihet në qiell, duke krijuar një formë që i ngjan – në shkallë më të vogël – “kërpudhës” karakteristike të shpërthimeve bërthamore....