Pamje tronditëse nga një maternitet/ Infermierja dhunon brutalisht një bebe 5-ditëshe, foshnja pëson paralizë
Pamjet e transmetuara në televizionin turk nga një maternitet në Kahramanmaraş kanë shkaktuar shok dhe neveri, pasi dokumentojnë keqtrajtimin brutal të një foshnjeje vajzë nga një infermiere. Si pasojë e dhunës, sot, në moshën 5-vjeçare, fëmija vuan nga paralizë e përhershme. Ngjarja daton në maj të vitit 2021, kur Deniz Esin lindi me peshë të ulët dhe u vendos në inkubator për trajtim mjekësor. Disa ditë më vonë, mjekët vunë re ënjtje në këmbën e majtë dhe lëvizshmëri të kufizuar. Ekzaminimet treguan se këmba e foshnjës ishte e thyer. Spitali nisi një hetim të brendshëm, gjatë të cilit u zbulua e vërteta tronditëse. Infermierja Hazel Dırık B. u filmua nga kamerat e sigurisë së spitalit duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj foshnjës vetëm 5-ditëshe. Gjatë...
Burimi:
syri.net