Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë kryer një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit Pakistan–Afganistan për t’iu përgjigjur goditjeve “terroriste ndaj njerëzve të pafajshëm” duke vrarë 29 ushtarë. Në një postim në rrjetet sociale, ministri pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar, tha se operacioni u ndërmor si përgjigje ndaj disa sulmeve nga grupe të armatosura në mbarë vendin. “Tri objektiva në Paktia, Paktika dhe Kunar u shkatërruan gjatë sulmeve precize,” shkroi Tarar në X, duke iu referuar tri provincave në lindje të Afganistanit. Pakistani ka përjetuar një rritje të sulmeve që kanë në shënjestër policinë dhe forcat e sigurisë në vitet e fundit. Autoritetet kanë fajësuar Talebanët e Pakistanit, të njohur me akronimin TTP, dhe grupet e armatosura aleate për pjesën më të madhe të dhunës. Kjo vjen një...
Burimi:
opinion.al