“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj aleatëve të NATO-s, duke i quajtur “frikacakë” për shkak se nuk iu bashkuan luftës së tij kundër Iranit. Në të njëjtën kohë, ai ka urdhëruar dërgimin e një kontingjenti tjetër marinsash drejt Gjirit Persik, duke sinjalizuar se është i gatshëm të veprojë i vetëm. Në një artikull të saj, la Repubblica, shkruan se ky zhvillim rrit mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore, me objektiva të mundshëm si pushtimi i terminalit të naftës në ishullin Kharg, kontrolli i vijës bregdetare prej nga Irani bllokon kalimin në Ngushticën e Hormuzit, apo edhe një operacion për sekuestrimin e mbi 400 kilogramëve uranium të pasuruar që ndodhen ende në duart e regjimit iranian. Megjithatë, në mbrëmje Trump dukej se zbuti disi retorikën, duke...
Burimi:
javanews.al