“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

Kievi pretendon se ka sulmuar me drone flotën hije të Rusisë në ujërat neutrale të Mesdheut për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Burime brenda Shërbimit të Sigurisë Ukrainase (SBU) e përshkruan atë të premten si një “operacion special të ri dhe të pashembullt”. Tankeri “Qendil” pësoi “dëme të rënda” dhe “nuk është më i përshtatshëm për qëllimin e tij të synuar”, theksojnë burime për Reuters. Detaje të mëtejshme rreth sulmit, të tilla si mënyra se si SBU-ja arriti të vendoste dronë në Mesdhe dhe mbi cilat vende fluturuan dronët, nuk dihen ende. Megjithatë, burime brenda SBU-së deklaruan se tankeri ishte bosh në kohën e sulmit dhe se operacioni nuk paraqiste kërcënim mjedisor. Kievi deklaroi se Moska e përdori anijen për...