OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë përmirësimit të qasjes së ndihmave humanitare. Megjithatë, situata ushqimore në territorin palestinez mbetet alarmante, me mbi 70% të popullsisë që jeton në strehime të përkohshme, ndërsa përkeqësohet nga përmbytjet e dimrit dhe rreziku i ngricës. Megjithëse armëpushimi i arritur në tetor mes Izraelit dhe grupit militant Hamas ka lehtësuar pjesërisht kufizimet për mallrat dhe ndihmat, shpërndarja e tyre mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë. Rreth 1.6 milionë njerëz pritet të përballen ende me mungesë ushqimi në nivel “krize” deri më 15 prill. Skenari më i keq përfshin rikthimin e përleshjeve dhe ndërprerjen e ndihmave humanitare, që mund të sjellë urinë në disa zona të Gazës....