OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të çojë 45 milionë njerëz drejt urisë

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të çojë 45 milionë njerëz drejt urisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë brenda pak javësh. Sipas OKB-së, ndërprerja e transportit të plehrave kimike përmes Hormuzit rrezikon të çojë miliona njerëz drejt urisë, sidomos në Afrikë dhe Azi. Kreu i grupit të posaçëm të OKB-së për këtë çështje, Jorge Moreira da Silva, deklaroi se bota ka vetëm “pak javë kohë” për të shmangur një katastrofë humanitare. “Rreth 45 milionë njerëz të tjerë mund të përballen me uri nëse kriza vazhdon”, tha ai për AFP. Irani ka bllokuar prej muajsh Ngushticën e Hormuzit, si reagim ndaj luftës së nisur nga SHBA dhe Izraeli më 28 shkurt. Përmes kësaj rruge kalon rreth një e treta...