OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën e civilëve palestinezë, duke deklaruar se ata janë të “bllokuar” mes veprimeve të forcave izraelite, dhunës së kolonëve hebrenj dhe sundimit të Hamasit. Sipas raportit, civilët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar po përballen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të cilat, sipas hetuesve, po kryhen në mënyrë “sistematike dhe të qëllimshme”. Komisioni, i cili vitin e kaluar arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer “akte gjenocidi” gjatë luftës në Gaza, thekson se palestinezët e zakonshëm po vuajnë pasojat e një realiteti të dyfishtë: nga njëra anë dhuna dhe operacionet ushtarake izraelite, e nga ana tjetër klima e...
Burimi:
opinion.al