OKB ngre alarmin: Mizoritë në Sudan një katastrofë që mund të ishte shmangur, rrezik përsëritjeje në Kordofan

OKB ngre alarmin: Mizoritë në Sudan një katastrofë që mund të ishte shmangur, rrezik përsëritjeje në Kordofan

Mizoritë e kryera në qytetin El Fasher në Sudan përbëjnë një “katastrofë” që mund të ishte shmangur, deklaroi të hënën Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke paralajmëruar se krime të ngjashme rrezikojnë të përsëriten tani në rajonin fqinj të Kordofanit. Që nga prilli i vitit 2023, Sudani është përfshirë nga një luftë e përgjakshme mes ushtrisë së rregullt dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), me të dyja palët të akuzuara për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Konflikti ka zhytur mbi 21 milionë njerëz në pasiguri ushqimore në të gjithë vendin. Duke folur para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Turk tha se agjencia e tij kishte paralajmëruar për më...